Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gati për universitet, një natë e shfrenuar për të rinjtë në Britani

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 19:57 | Lifestyle

Mijëra të rinj në Britani u zgjuan me dhimbje koke mëngjesin e së premtes, pasi kaluan një natë të gjatë jashtë, duke festuar përfundimin e provimeve dhe tashmë janë gati për të vijuar rrugën e tyre në universitete.

Një nga qytetet me numrin më të lartë të të rinjve që festuan në lokalet e natës ishte Birmingham-i, ku u krijuan edhe radhë të gjatë për t’u futur në lokale.

Ndërsa në mbrëmje entuziazmi ishte tejet i lartë, e kundërta ndodhi në mëngjes. Shumë prej tyre u fotografuan të shtrirë në rrugë, ndërsa të tjerë kërkuan edhe ndihmën e ambulancës pasi e kishin ekzagjeruar me pijen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani