Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Laçi firmos me Vasil Shkurtajn, Karabeci në Durrës, Guri drejt Turqisë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 11:40 | Futboll
Laçi firmos me Vasil Shkurtajn, Karabeci në Durrës, Guri drejt

Për një goleador të larguar, Laçi siguron një tjetër sulmues klasi. Kurbinasit befasuan duke firmosur me Vasil Shkurtaj, një prej futbollistëve që kanë lënë gjurmë në Superiore.

Ish-sulmuesi i Luftëtarit dhe Kukësit qëndron në kampionatin shqiptar pas eksperiencës në Kinë. Edhe pse edicionin e kaluar paraqitjet e Shkurtajt me Kukësin u ndikuan nga problemet fizike, Laçi do të shërbejë si një etapë për t’u rikthyer protagonist.

Vetëm një vit pasi u largua si kampion, Erando Karabeci kthehet në Durrës. Mesfushori iu bashkua zyrtarisht Teutës, në orët e fundit përpara startit të sezonit të ri. 33-vjeçari do të luajë në Superiore vetëm pas njëviti me Prishtinën në Superligën e Kosovës. Ai u vendos menjëherë në dispozicion të trajnerit Arapi dhe nisi përgatitjet me skuadrën.

Sidrit Guri nuk do të kthehet në Shqipëri. Pasi mbylli bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës, për sulmuesin u interesuan Partizani dhe Tirana. Të kuqtë nisën kontaktet intensive dhe besuan te arritja e marrëveshjes.

Megjithatë 28-vjeçari ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në një kampionat tjetër, me Turqinë që duket destinacioni më i mundshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë