Mbesa e mbretëreshës së Anglisë nis punë me 8 euro ora

Publikuar më: 19/8/2022, ora 18:17
131133136 341d4f0e b2ff 475c 98d6 f19774a82ed3

Mbesa e mbretëreshës së Anglisë nis punë me 8 euro ora

Publikuar më: 19/8/2022, ora 18:17

18-vjeçarja Louise Windsor, vajza e Princit Eduard, fëmija i katërt i Mbretëreshës Elizabeth, ka gjetur një punë verore.

Ndërsa pret të fillojë universitetin në shtator, ajo po punon si arkëtare në një qendër kopshtarie në Londër, për 8 euro në orë.

Vajza e re, e cila nuk ka një titull mbretëror, siç dëshirojnë prindërit e saj, jeton në një rezidencë prej 30 milionë paundësh në Bagshot Park në Surrey dhe do të ndjekë Universitetin St. Andreës, njësoj si William dhe Kate.

Louise shërben në arkë, por gjithashtu kujdeset edhe për lulet dhe iu përgjigjet pyetjeve të klientëve.

“E di se kostoja e jetesës është rritur, por nuk prisja të shihja mbesën e Mbretëreshës duke punuar për një kopshtar,” komentoi një klient.