Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Një tjetër gjyq në showbizin botëror? Angelina akuzon Brad, “ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe fëmijëve”

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 10:09 | Showbiz
Një tjetër gjyq në showbizin botëror? Angelina akuzon Brad,

Pas çështjes midis aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard, që fokusoi vëmendjen e showbizit botëror me javë të tëra, një tjetër gjyq ndoshta edhe më i bujshëm duke bërë hapat e para.

Protagonistë janë ata që me vite kanë qenë cilësuar si çifti shembullor i Hollivudit, “yjet” Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Çifti që u dashuria në 2005 gjatë filmit Mr and Mrs Smith, u martua në 2014 dhe u divorcua zyrtarisht në 2019, tashmë është në pikën më të ulët e marrëdhënies së tyre, në një krizë që sipas një raporti të FBI-së së zbardhur nga CNN, ka prekur majën në një episod të vitit 2016.

Sipas një denoncimi atëherë anonim të vetë aktores Jolie, ajo ka qenë viktimë e dhunës të bashkëshortit në disa raste, por denoncimi i referohet episodit kur sipas saj, Pitt ka ushtruar dhunë para fëmijëve të tyre, gjashtë në total ku tre prej tyre janë të adoptuar.

https://a2news.com/2021/09/23/angelina-jolie-dhe-brad-pitt-po-luftojne-140-milione-euro/

Familja ndodhej në një avion privat, dhe sipas Jolie Pitt ishte totalisht i dehur, dhe e akuzonte se po prishte familjen. Në atë rast, sipas saj, aktori fitues i çmimit Oskar e shtyu në mur duke e kapur prej flokësh.  

Gjithmonë sipas dëshmisë, kur fëmijët qanin dhe iu kundërpërgjigjen akuzave të babait, ai u turr për t’i rrahur, por u ndalua sërish nga Jolie. Rreth një javë më vonë, Jolie kërkoi divorcin.

https://a2news.com/2022/02/18/brad-pitt-padit-angelina-jolie-per-shitjen-e-pjeses-se-vreshtave-nje-oligarku-rus/

Por nuk mjafton vetëm episodi i dhunës familjare. Jolie i ka bërë një padi vetë FBI-së sepse në atë kohë, hetimet mbi episodin u mbyllën paraprakisht nga zëvendësprokurori i kohës, ndërkohë që Brad Pitt e ka mohuar gjithmonë një episod të tillë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë