Pas festës së shfrenuar, Kryeministrja e Finlandës bën testin e drogës

Publikuar më: 19/8/2022, ora 16:10
Pas festes se shfrenuar Kryeministrja e Finlandes ben testin e droges 1280x720

Pas festës së shfrenuar, Kryeministrja e Finlandës bën testin e drogës

Publikuar më: 19/8/2022, ora 16:10

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, thotë se ka kryer testin e drogës, pas publikimit të videos së festës së saj të shfrenuar mes miqsh dhe personazhesh të tjerë publikë.

Në video dukej politikania 36-vjeçare që kërcente dhe këndonte në një festë private. Skenat u kritikuan ashpër dhe disa politikanë të tjerë në Finlandë thanë se ajo duhet të testohej për përdorim të lëndëve narkotike.

Në një konferencë për mediat të premten, Marin tha se e kishte kryer sot testin dhe rezultati do të dilte javën e ardhshme. Ajo këmbënguli edhe një herë se nuk kishte konsumuar kurrë drogë dhe u tha gazetarëve: “Nuk kam bërë asgjë të paligjshme”.