Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pushimet e Dua Lipës, publikon foto të reja nga jugu i Shqipërisë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 18:15 | Showbiz

Gati prej një jave, Dua Lipa është duke shijuar mrekullitë e jugut shqiptar, aty ku po pushon së bashku me familjen e saj.

Ajo dokumenton rregullisht jetën e saj në rrjetet sociale dhe duket se po ia kalon shumë mirë në Shqipëri, me familjen dhe shoqërinë.

Këtë të premte, Dua ka publikuar foto të reja në “Instagram”-in e saj ku ndiqet nga 86 milionë persona. Dua ka postuar foto me bikini ku duket e mrekullueshme teksa ekspozon linjat, ndërsa si koment ka vendosur vetëm temperaturën, 36 gradë.

https://a2news.com/2022/08/16/nje-vajze-shqiptare-ne-shqiperi-dua-lipa-shijon-pushimet-e-merituara/

Këngëtarja do të marrë pjesë javën e ardhshme në Sunny Hill Festival, që këtë vit u nda mes Prishtinës dhe Tiranës. Pas një sezoni të suksesshëm me 74 koncerte në vende të ndryshme të botës, ku mori edhe një propozim për martesë, ylli i muzikës ka njoftuar se do të vijojë turin në shtator, në Amerikën e Jugut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli