“Qepeni gojën”, Koreja e Veriut refuzon ndihmën e Jugut

Publikuar më: 19/8/2022, ora 15:10

“Qepeni gojën”, Koreja e Veriut refuzon ndihmën e Jugut

Publikuar më: 19/8/2022, ora 15:10

Koreja e Veriut i është përgjigjur ashpër dhe me ofendime ofertës së Seulit për ndihmë. Kim Jo Jong, motra e fuqishme e diktatorit Kim Jong Un, tha se presidenti i Koresë së Jugut duhet ta “qepë gojën”, pasi u shpreh i gatshëm të jepte ndihmë ekonomike në këmbim të çarmatosjes bërthamore të Penianit.

“Do ishte më mirë për figurën e tij që ta mbante gojën e tij mbyllur, se sa të fliste broçkulla sepse nuk ka asgjë të mirë për të thënë”, shkruan Kim Jo Jong në një deklaratë. Motra e diktatorit shton se presidenti koreanojugor, Jon Suk Jeol, është tepër bazik dhe naiv duke menduar se Koreja e Veriut mund të shkëmbejë bashkëpunimin ekonomik me nderin e vendit apo armët bërthamore.

Qeveria e Seulit reagoi duke dënuar deklaratën e zyrtares së lartë të vendit të izoluar dhe konsideruar atë tjetërsim të propozimit zyrtar.