Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sollën drogë me postë nga Anglia, lihen në burg dy adoleshentët

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 13:26 | Kronikë
Sollën drogë me postë nga Anglia, lihen në burg dy

Gjykata e Tiranës miratoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy 18-vjeçarët Mariglen Vata dhe David Shehu, të cilët akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri nga Anglia përmes postës.

Një ditë më parë, policia sekuestroi një sasi prej 336 gramë kanabis, të cilën Shehu e tërhoqi nga posta në plazhin e Durrësit.

Rasti u hetua nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Postën Shqiptare, si edhe autoritetet britanike të drejtësisë. Në hetimin e drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj u përdorën metoda speciale të dorëzimit të kontrolluar, vëzhgimit dhe gjurmimit në terren.

https://a2news.com/2022/08/19/droga-me-poste-nga-cunat-e-londres-test-per-te-provuar-suksesin-e-metodes-se-trafikimit/

Referuar hetimit pakot e dërguara me postë nga “çunat e Londrës” në Mbretërinë e Bashkuar kanë mbërritur fillimisht në Tiranë. Me tej, nën mbikëqyrjen e policisë ato janë transportuar në destinacionin fundor, filialin e Postës në lagjen nr. 13 në Durrës.

Sipas Prokurorisë, pritësi i lëndës narkotike ishte Mariglen Vata, banor i kryeqytetit. Për t’i tërhequr pakot dhe sjellë ato nga Durrësi në kryeqytet ai ka dërguar bashkëmoshatarin David Shehu. Pasi i ka tërhequr, ai është arrestuar në flagrancë nga policia teksa udhëtonte me një taksi tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës. Prokuroria do të vijojë hetimin për të verifikuar nëse ka pasur episode të tjera të ngjashme dhe të identifikojë personat e përfshirë, apo rasti ishte vetëm një test për të provuar suksesin e një metode të tillë për trafikun e drogës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli