Vota e emigrantëve, Kushtetuesja pranon padinë, kalon çështjen në themel

Publikuar më: 19/8/2022, ora 13:18

Vota e emigrantëve, Kushtetuesja pranon padinë, kalon çështjen në themel

Publikuar më: 19/8/2022, ora 13:18

Padia e Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë është pranuar nga Gjykata Kushtetuese e cila ka vendosur datën 27 shtator për shqyrtimin në themel. Organizata kërkon nga Gjykata konstatimin e shkeljes së të drejtës kushtetuese për emigrantët në zgjedhjet e fundit parlamentare me synim vendosjen e detyrimit për zbatimin e saj në 2025.

Florian Haçkaj, përfaqësues i Lëvizjes tregon për A2 CNN se organizata kërkon nga Gjykata Kushtetuese që t’i jap të drejtën legjitime diasporës shqiptare, atë të votimit nga jashtë vendit.

“Besojmë që Gjykata Kushtetuese do të jetë në favorin tonë pasi është një e drejtë që është cenuar. Kjo është një llojë leve presioni ligjore që do t’i shtohet trysnisë që kemi ushtruar për ditë për të mundësuar votën e shqiptarëve nga jashtë vendit.

Padia në vetvete atakon zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 duke nënvizuar se në këtë proces elektoral nuk u mundësua vota e diasporës për shkak edhe të karantinës që u vendos për qytetarët shqiptar që vinin nga Greqia apo Maqedonia e Veriut.

“Por nga ana tjetër, nëse Gjykata Kushtetuese do të na japë të drejtë ne, sigurisht që do të vihet në pikëpyetje ligjshmëria e 2021. Thjeshtë në praktikë ne e dimë që kjo nuk sjell asnjë, mundtë çojë në procese të tjera gjyqësore. Kështu që synimi jonë kryesor është presioni i rritur ligjor në këtë kontekst që të mundësohet vota e diasporës patjetër në 2025”, shton Haçkaj.

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë është pjesë e tryezës së punës të ngritur nga KQZ për hartimin e akteve për mundësinë e votës nga jashtë vendit. Deri më tani është draftuar ai për regjistrimin që parimisht duket se ka edhe dakordësinë e kësaj organizate.

Sink Florian Haçkaj: Unë gjykoj që ka gjëra për të parëaty, prandaj jemi në tryezën teknike me KQZ, por si draft nuk është i keq sepsenjerëzit duhet të regjistrohen, duhet të kenë një afat kohor kur tëregjistrohen, kjo nuk mund të shkoj në pafundësi.

Koha për mundësimin e votimit nga jashtë vendit është sa e mjaftueshme aq edhe e pakët pasi në muajin shtator KQZ do të angazhohet në organizimin e zgjedhjeve vendore të 2023.