Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zjarret kanë djegur 15 mijë hektarë këtë vit, dëmi shkon në mbi 93 milionë euro

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 14:56 | Aktualitet

Ndonëse deri më tani kanë shkrumbuar më pak hapësirë të gjelbër se vitin e shkuar, flakët në Shqipëri kanë shkaktuar një dëm ekonomik sa 2-fishi i vlerës së “Paketës së rezistencës” që qeveria dha për tre muaj për shtresat më në nevojë.

Kosto e ripyllëzimit dhe degradimit të tokës, vlera e lëndës drusore të djegur e ajo e shërbimit në ekosistem bëjnë që fatura financiare e zjarreve për 15 hektarët e djegur sipas Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje deri më tani të shkojë në mbi 93 milionë euro.

Duke përllogaritur sipërfaqen e djegur nga zjarret në 5 vitet e fundit, shtuar edhe dëmin e shkaktuar deri në mesin e gushtit të sivjetshëm, dëmi ekonomik shkon në mbi 755 milionë euro, shifër kjo e përafërt me nevojat e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Mirdita,  Puka, Shkodra, Mati, Dibra, Bulqiza, Librazhdi, Erseka dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani