Ç’ndodh në Turqi? Tjetër aksident i frikshëm, kamioni merr para ç’të gjejë

Publikuar më: 20/8/2022, ora 20:16

Ç’ndodh në Turqi? Tjetër aksident i frikshëm, kamioni merr para ç’të gjejë

Publikuar më: 20/8/2022, ora 20:16

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në Turqi, mbrëmjen e së shtunë, në të njëjtin vend ku humbën jetën në mëngjes 16 persona dhe u plagosën 29 të tjerë.

Një kamion ka ardhur me shpejtësi në Derik të Martinit dhe përplasi të gjitha makinat që kishin bllokuar autostradën ku ndodhi aksidenti i parë.

Pamjet janë të frikshme dhe shihet që kamioni ka marrë përpara dhjetëra njerëz, një pjesë prej të cilëve, mjekë dhe infermierë që po ndihmonin të lënduarit.

Ende nuk ka detaje për ngjarjen, por raportohet për dhjetëra viktima.

Në mëngjes, po në të njëjtin vend, në aksident u përfshinë një autobus dhe një automjet i një agjencie lajmesh.