Erzeni e nis mbarë në Kategorinë Superiore

Publikuar më: 20/8/2022, ora 19:04
Screenshot 2 19 1280x720

Erzeni e nis mbarë në Kategorinë Superiore

Publikuar më: 20/8/2022, ora 19:04

Erzeni e ka nisur më së mbari aventurën e re futbollistike në Kategorinë Superiore.

Shijakasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë fituesve në fuqi të Kupës së Shqipërisë, Vllaznisë.

Vendasit treguan se nuk kanë ardhur si vizitorë në elitën e futbollit shqiptar, duke marrë 3 pikë që në ndeshjen e parë.

Goli i fitores erdhi nga Alan Celerbegue që në minutën e 23 të takimit. Miqtë u përpoqën të barazonin, por pa fat.

Erzeni kishte disa raste shumë të mirë për të dyfishuar rezultatin, por lojtarët e tij u treguan të papërgatitur para portës.