Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Luiza Gega shpallet kampione e Europës, e para në 3000 metra me pengesa

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 23:45 | Sporte të tjera

Luzia Gega shpallet kampione e Europës në atletikë psdi fitoi medalje ari në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Mynih.

Sportistja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31.

Gega dominoi pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, gjermanes Lea Meyer.

Pak javë më parë, 33-vjeçarja u rendit e pesta në botë në të nëjjtën disiplinë, ndërsa dhe në lojrat mesdhetare arriti që të merrte medlaje ari.

https://www.instagram.com/p/Chf0vNPMAOx/

A2 CNN Livestream

Dita jonë