Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rrëzimi i qeverisë së Abazoviç, reagon Departamenti i Shtetit

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 19:29 | Ballkani
Rrëzimi i qeverisë së Abazoviç, reagon Departamenti i

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi pas rrëzimit në kuvend të qeverisë së udhëhequr nga shqiptari Dritan Abazoviç.

Sipas DASH, vota për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, përbënte demokraci parlamentare në veprim, përmes së cilës populli i Malit të Zi mban qeverinë përgjegjëse nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur.

“Shtetet e Bashkuara presin që Mali i Zi të ndjekë procedurat ligjore ose për formimin e shpejtë të një qeverie të re në shërbim të vendit, ose për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin çdo qeveri të formuar në mënyrë demokratike, e cila siguron përparimin e Malit të Zi në rrugën euro-atlantike, që përfshin përshpejtimin e anëtarësimit në BE, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritjen e rolit në NATO, një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe me orientim qytetar, dhe që vazhdon të mbajë përgjegjëse Rusinë për luftën e saj brutale kundër Ukrainës”, shkruhet në reagim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani