Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Sërish me doping, Evangjeli Veli humb medaljet e fituara në Europian

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 16:35 | Sporte të tjera
Sërish me doping, Evangjeli Veli humb medaljet e fituara në Europian

Tronditet sërish peshëngritja shqiptare në lidhje me përdorimin e substancave të ndaluara nga ana e peshëngritësve që marrin pjesë në kompeticionet ndërkombëtare.

Evangjeli Veli ka rezultuar së ka përdorur doping në Kampionatin Europian. Shqiptarja u shpall kampione Europe më 29 maj në Kampionatin Europian të zhvilluar në Tiranë nga ku mori 2 medalje të arta dhe një të argjendtë.

Në pritje të përgjigjes së testit B, Veli dhe federata Shqiptare e peshëngritjes janë pezulluar.

Nëse konfirmohet dopingu, shtangistja kuqezi rrezikon të paktën deri në 8 vjet pezullim, sepse është përsëritëse, pasi u gjet me doping edhe në vitin 2018.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani