Bentley prezanton modelin më të fuqishëm, para se t’i kushtohet motorëve elektrikë  

Publikuar më: 21/8/2022, ora 18:27

Bentley prezanton modelin më të fuqishëm, para se t’i kushtohet motorëve elektrikë  

Publikuar më: 21/8/2022, ora 18:27

Ka emrin e një liqeni të thellë në Bali modeli i fundit, dhe më i fuqishmi dhe luksozi, i shtëpisë angleze Bentley. Ashtu si ujërat e thella të atij liqeni vullkanik, të frikshme janë edhe performancat e modelit Bentley Mulliner Batur, duke filluar nga një motor 6.0 që “shpërthen” me 740 kuaj fuqi, pak a shumë sa gjashtë makina të vogla si Ford Fiesta.

Batur u prezantua në një ceremoni hollivudiane dhe me të ftuar vip në Kaliforni, sepse për Bentley përfaqëson një hap të rëndësishëm në historinë e saj shekullore, mit britanik nga viti 1919, edhe pse pjesë e gjigantit gjerman Volkswagen nga viti 1998.

Si të gjithë shtëpitë e tjera automobilistike, edhe Bentley po i afrohet botës së makinave elektrike, që tashme duket qartë si standardi i të ardhmes se afërt.

Por lamtumira ndaj gjenialitetit të motorëve të tyre mekanikë, të furnizuar me karburant tradicional, duhet të sillte pikërisht një model si Batur, aty ku performanca dhe luksi harmonizohen në një model që do të jetë i kapshëm vetëm për pak klientë super të pasur.

Deri më tani janë prenotuar 18 mjete, të gjithë të personalizuara në çdo detaj. Në qofte se një model bazë, ku gjithsesi dominon përdorimi i titanit, do të kushtonte rreth 2 milionë euro, personalizimet, nga elementet në ar 24 karat deri tek lëkura e përdorur, e çojnë çmimin deri në 4 milionë.