Kishte publikuar video intime të një 26-vjeçareje dhe e përndiqte, arrestohet 34-vjeçari me banim në Angli

Publikuar më: 21/8/2022, ora 13:17
Kishte publikuar video intime te nje 26 vjecareje dhe e perndiqte arrestohet 34 vjecari me banim n 1280x720

Kishte publikuar video intime të një 26-vjeçareje dhe e përndiqte, arrestohet 34-vjeçari me banim në Angli

Publikuar më: 21/8/2022, ora 13:17

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili përndiqte dhe kanoste një vajzë, pasi i kishte publikuar një video intime në rrjetet sociale.

Policia tha se në pranga përfundoi shtetasi V.G., banues në Fier dhe në Angli. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të marrë nga një 26-vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi V. G. i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.