Ministria e Mbrojtjes: Kapen 4 çekë pranë uzinës së Poliçanit

Publikuar më: 21/8/2022, ora 13:58
nje cek i arrestuar ne polican a2 cnn 1280x720

Ministria e Mbrojtjes: Kapen 4 çekë pranë uzinës së Poliçanit

Publikuar më: 21/8/2022, ora 13:58

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka ndaluar katër persona të cilët po lëviznin pranë Uzinës së Poliçanit, një tjetër impiant ushtarak në vend.

“Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën  e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar. Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke. Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm. Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend”, tha Ministria përmes një njoftimi për mediat.

Ngjarja ndodh vetëm pak orë pasi 3 persona të tjerë, 2 rusë dhe 1 ukrainas, u arrestuan të shtunën në mbrëmje pasi tentuan të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar me spray edhe 2 efektivë të forcave të Armatosura. Mes pistave të hetimit nuk është përjashtuar edhe spiunazhi.