Mungon Broja, Chelsea “turpërohet” në Leeds

Publikuar më: 21/8/2022, ora 17:11
chelsea 1280x720

Mungon Broja, Chelsea “turpërohet” në Leeds

Publikuar më: 21/8/2022, ora 17:11

Te paktën nuk mund t’ia vejnë fajin…Brojës. Pas barazimit në sekondat e fundit me Tottenham, Chelsea pëson të dielën një disfatë të vërtetë në Leeds, kundër një ekipi teorikisht inferior.

Londinezët humbin me rezultatin 3-0, duke treguar një mungesë karakteri shqetësuese. Blues pësojnë gjithsesi golin e parë në momentin më të mirë, për shkak të një nja gabimi trashanik të portierit Mendy, në minutën 33, i cili mban topin më shume sesa ç’duhet dhe ia dorëzon kundërshtarit Aaronson që shënon.

Gabimi i portierit Mendy

Pak minuta më vonë, Leeds me Moreno dyfishon rezultatin. Chelsea nuk duket se ka forcë për të reaguar, me një mesfushë ku mungon N’golo Kante dhe një sulm që nuk prodhon gola, dhe ku mungon edhe kuqeziu Armando Broja për shkak të një dëmtimi.  

Në pjesën e dytë madje Leeds trefishon rezultatin, dhe Chelsea mbetet në 10 në minutat finale për një karton të kuq ndaj Koulibaly, blerja më e kushtueshme e sezonit.