Ngjarja e Gramshit, sërish Rama: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!

Publikuar më: 21/8/2022, ora 20:48
Rama Gramsh 1280x720

Ngjarja e Gramshit, sërish Rama: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!

Publikuar më: 21/8/2022, ora 20:48

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në uzinën ushtarake të Gramshit, dhe arrestimin si pasojë e dy shtetasve rusë dhe një ukrainas.

Në një postim në Twitter, Rama ironizon valën e kritikave për menaxhimin e situatës, që iu drejtua veçanërisht nga opozita.  

“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkon mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!” janë fjalët e tij në Twitter.

Ditën e djeshme, Rama kishte reaguar, duke thënë se tre të arrestuarit dyshohen për spiunazh, dhe duke u shpallur krenarë për rojet ushtarake që i neutralizuan tre të huajt.

Ditën e djeshme, në ambientet e uzinës ushtarake në Gramsh dy ushtarë mbetën të lënduar pasi kapën një shtetas rus që tentoi të futej brenda, pasi rusët i drejtuan një lëndë me përbërje kimike.

Shtetasit rus Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin, 24 vjeç u shoqëruan në komisariat, së bashku me bashkëpunëtorin e tyre ukrainas, ukrainas F. A., 25 vjeç, duke rrezikuar një dënim të gjatë.