Ambasadorja e re e BE takon Ballukun: Të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në energji dhe infrastrukturë

Publikuar më: 22/8/2022, ora 19:47
Ambasadorja e re e BE takon Ballukun  Te perkushtuar per te mbeshtetur shqiptaret ne energji dhe i 1280x720

Ambasadorja e re e BE takon Ballukun: Të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në energji dhe infrastrukturë

Publikuar më: 22/8/2022, ora 19:47

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, u takua këtë të hënë me zv.kryeministren Belinda Balluku.

“Takim i parë i mirë me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë

 mbi bashkëpunimin BE-Shqipëri në fushat kyçe të energjisë dhe zhvillimit të infrastrukturës. BE është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këto fusha kyçe për qytetarët e saj dhe integrimin në Be”, tha Hohmann në një postim në Twitter.

Ambasadorja e re mori detyrën në fillim të gushtit dhe pason italianin Luigi Soreca në detyrën e përfaqësueses së unionit në vendin tonë. Ky ishte takimi i parë i saj zyrtar me një përfaqësues të qeverisë.