Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Barcelona fiton në transfertë përballë Sociedad, shkëlqen Lewandowski

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 08:36 | Futboll
Barcelona fiton në transfertë përballë Sociedad,

Barcelona fitoi në javën e dytë të La Liga në transfertë përballë Real Sociedad me rezultatin 4-1. Katalanasit dominuan takimin sidomos në pjesën e dytë pas aktivizimit në fushën e lojës të Ansu Fati.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1 ku Lewandowski shënoi që në minutën e parë të takimit.  Vendasit barazuan me suedezin Isak. Në pjesën e dytë aktivizimi i Ansu Fati ndryshoi të gjithë rrjedhën e ndeshjes.

Ai dhuroi dy asist, fillimisht për Dembele që shënoi golin e avantazhit dhe më pas për Lewandowskin. Në minutat e fundit të takimit edhe 19-vjeçari gjeti rrugën e golit duke fiksuar rezultatin në 4-1.

A2 CNN Livestream

Dita jonë