Cikalleshi largohet nga Turqia, fillon një aventurë të re

Publikuar më: 22/8/2022, ora 22:29
cikalleshi 1280x720

Cikalleshi largohet nga Turqia, fillon një aventurë të re

Publikuar më: 22/8/2022, ora 22:29

Cikalleshi i ka dhënë lamtumirën Turqisë, ose ndoshta është vetëm një mirëseardhje. Sulmuesi nga Kavaja ka vendosur të provojë aventurën e Arabisë Saudite.

Edhe pse ende në pronësi të Konyasporit, që sot fitoi 4-0 me gol të kuqeziut tjetër Endri Çekiçi, Cikalleshi do të vijojë sezonin me ekipin e Al Khaleej, që këtë vit do të luajë në kategorinë e parë të atij vendi, dhe ka ambicie të mëdha, duke u përballur me emra të njohur si  Al-Hilal, Al-Ittihad e Al-Nassr.

Një lëvizje disi surprizë për sulmuesin shqiptarë, që vitin e kaluar kishte shënuar 10 gola dhe dy asiste me klubin turk.