Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Del rezultati i testit të drogës së Kryeministres së Finlandës, Sanna Marin

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 21:25 | Bota

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, nuk ka konsumuar lëndë narkotike. Kështu të paktën rezulton nga përgjigja e testit të drogës, të cilit politikania e re iu nënshtrua javën e kaluar.

Pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqej duke festuar me miqtë e saj, përveç kritikave, shumë aluduan se 36-vjeçarja ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Ajo këmbënguli që nuk kishte konsumuar drogë, por vetëm alkool dhe tha se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme.

Urina e saj u testua për përmbajtje të disa drogave, si kokaina, amfetamina, kanabis dhe opium, por rezultoi negativ për të gjitha. “Testi i drogës i bërë nga Kryeministrja Sanna Marin më 19 gusht 2022, nuk tregoi praninë e asnjë droge”, thuhet në një deklaratë për media të lëshuar nga zyra e Kryeministrisë.

https://youtu.be/ItTXLiBVf0I

Kush është Sana Marin?

Sanna Marin theu shumë barriera që në momentin e parë që u zgjodh kryeministre e Finlandës në vitin 2019 ndërsa ishte ende 34 vjeçe.

Vajzë e një çifti femrash ajo u bë liderja më e re botërore dhe kryeministrja e tretë femër në vendin skandinav.

Por ndërsa mbështetja për qeverinë e koalicionit të Marin në opinionin finlandez qëndron pozitive, shumë njerëz kanë nisur të diskutojnë me hije dyshimi për figurën e saj, pas videove që kanë dalë ditët e fundit ku ajo shfaqet duke festuar me miqtë pa pasur asnjë lloj kompleksi për postin që mban mbi shpatulla.

Në video, shefja e qeverisë është në një festë së bashku me një grup miqsh si këngëtarja Alma, motra e saj Anna, reperi Petri Nygard, prezantuesi Tinni Wikstrom, fotografja Janita Autio dhe anëtarë të tjerë të Partisë Social Demokrate, ku kërcen e dëfrehet si bashkëmoshatarët e saj pa post publik.

Ky filmim doli në dritë vetëm 8 muaj pasi Marin u detyrua të kërkonte falje që kishte shkuar në një klub pas kontaktit që kishte pasur me një person të infektuar me Covid. Ajo u justifikua se kishte harruar në shtëpi telefonin, ku i kishte ardhur njoftimi se duhej të izolohej për shkak të personi të infektuar që kishte pasur kontakt.

Në vitin 2020, emri i Sanna Marin u diskutua sërish nga kritikët për foton e saj ‘topless’ që u shfaq në gazetën e modës “Trendi”. Kryeministrja kishte pozuar me një xhaketë të zezë pa asnjë gjë poshtë saj.

Fotoja u cilësua e papërshtatshme nga rivalët, por shumë mbështetës dolën sërish në krah të saj.

Gazeta “Bild” e përshkroi në atë kohë kryeministren si moderne me vetëbesim, por që edhe si një person që di të festojë.

Në 2015, Marin rrëfeu për një media online se si fëmijë ajo e ndjente veten të padukshme pasi e kishte të pamundur të fliste hapur për familjen e saj, e cila nuk ishte njësoj si të tjerat. Vetëm dy muaj më pas, ajo u shfaq në Paradën e Krenarisë së komunitetit LGTBI që u mbajt në rrugët e Helsinkit.

Megjithatë liderja aspak e zakontë ka treguar se është edhe një bashkëshorte e devotshme dhe nënë shembullore me postimet e herëpashershme që bën në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli