Euro “zëvendëson” lekun

Publikuar më: 22/8/2022, ora 16:06

Euro “zëvendëson” lekun

Publikuar më: 22/8/2022, ora 16:06

Megjithëse Leku është monedha zyrtare, shqiptarët po e përdorin euron thuajse sa paraja vendase. Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi monitorimin e procesit të deeuroizimit, deri në gjysmën e parë të vitit depozitat në euro pësuan rritje të ndjeshme me vitet paraardhëse.

Ecuri të ngjashme rezulton të ketë pasur edhe treguesi i kredive në valutë, i cili në qershor arriti në 51.2 për qind, 1.3 për qind më shumë se një vit më parë.

Nëse rritja e depozitave bankare në Euro është një tregues i qartë dhe i prekshëm në këto kohë, një vrojtim i Bankës Qendrore të Austrisë tregon se vitin e kaluar është rritur edhe mbajtja e parasë fizike në Euro dhe niveli i përgjithshëm i indeksit të Euroizimit të ekonomisë.

Përdorim i gjerë i euros krijon dy probleme të mëdha: së pari krijon një rrezik të madh nga goditjet e kursit të këmbimit si për individët, ashtu edhe për bizneset.. ashtu siç aktualisht po ndodh ndërsa nga ana tjetër përgjysmon efektin e të gjitha politikave monetare që ndërmerr Banka e Shqipërisë.