Harta e shijeve, zgjedhjet e shqiptarëve dhe të huajve për pushime në vendin tonë

Publikuar më: 22/8/2022, ora 16:13

Harta e shijeve, zgjedhjet e shqiptarëve dhe të huajve për pushime në vendin tonë

Publikuar më: 22/8/2022, ora 16:13

Pushuesit vendas parapëlqejnë t’i kalojnë pushimet verore në Jug të vend. Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi profilet dhe gjeografinë e akomodimit të pushuesve tregojnë se 47 për qind e shqiptarëve në qershor u vendosën kryesisht në Vlorë e Sarandë, 29 për qind në Tiranë, Durrës apo Elbasan dhe 24 për qind në veri të vendit.

Të tjera shije shfaqin të huaj. Rreth 45 për qind e tyre preferojnë Shqipërinë e mesme , 30 për qind veriun dhe vetëm 25 për qind Jugun për muajin qershor.

Ndërkohë sipas të dhënave të ISNTAT vetëm 11 për qind e rreth 876 mijë turistëve të huaj që hynë në vend në qershor qëndruan në struktura akomoduese.

Qytetarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia e Anglia janë ata që përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve në vend.