Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hasianët në Londër, “Mbretëresha në Has”

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 18:05 | Aktualitet
Hasianët në Londër, “Mbretëresha në Has”

Hasi është ndër bashkitë me emigracionin më të madh në vend krahasuar me numrin e popullsisë dhe ku shumica e emigrantëve kanë zgjedhur Mbretërinë e Bashkuar si vendin për të jetuar dhe punuar. Dhe ne fakt nuk është e vështirë të dallosh edhe në rrugët e qytetit, lidhjen e tij me Anglinë, që nga targat e mjeteve që qarkullojnë e deri tek emërtimet e lokaleve.

Natyrisht që mungesa e investimeve dhe e perspektivës kanë detyruar hasianët të braktisin vendlindjen e tyre. Këtë fakt e pohon edhe vetë kryetari i bashkisë së Hasit, sipas të cilit tanimë nga Hasi po largohen edhe ata që kanë një vend pune.

Duke qenë se mbi 80 për qind e familjeve në Has i sigurojnë të ardhurat nga emigrantët që janë në Mbretërinë e Bashkuar, bashkia në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për këtë mundësi që u është dhënë atyre ka menduar të vendosë bustin e Mbretëreshës Elisabeth II në qendër të qytetit. Por për këtë duhet një leje e posaçme nga familja mbretërore.

E ndërsa bashkia kërkon të shprehë mirënjohje për mbretërinë e bashkuar, prej vitesh kërkon edhe investime nga qeveria qendrore shqiptare, në mënyrë që të frenojë shpopullimin e vrullshëm që ka përfshirë Hasin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani