Incidenti në Gramsh, BE vlerëson mundësinë e ndalimit të turistëve nga Rusia

Publikuar më: 22/8/2022, ora 15:49

Incidenti në Gramsh, BE vlerëson mundësinë e ndalimit të turistëve nga Rusia

Publikuar më: 22/8/2022, ora 15:49

Prokuroria shqiptare akuzoi zyrtarisht për spiunazh dy shtetas rusë dhe një ukrainas, të cilët u arrestuan pasi u përpoqën të hynin në një zonë të kufizuar ushtarake, duke spërkatur rojet ushtarake me spraj që shkakton paralizë nervash.

Po ashtu të dielën, 4 persona të kombësisë çeke u ndaluan pasi tentuan të hynin në uzinë ushtarake në Poliçan.

Incidentet ndodhin ndërsa shtetet e BE-së përballen me dilemën nëse duhet t’i binden thirrjeve ukrainase për të ndaluar turistet rusë të hyjnë në bllok, shkruan Euroactiv.

Kievi po i bën presion Bashkimit Europian të ndërmarrë një hap të tillë, por disa kanë pranuar e të tjerë rezistojnë.

Letonia, Lituania dhe Polonia rreshti së dhëni viza të reja turistike menjëherë pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë. Finlanda njoftoi javën e kaluar se do të reduktonte dhënien e vizave ditore për ruset në vetëm 10 përqind, ndërsa shtete si Gjermania dhe Portugali po tregohen më të përmbajtura. Çështja pritet të diskutohet në një takim të ministrave të Jashtëm në Pragë, më 31 gusht, kur blloku do të përpiqet të dalë me një qëndrim të unifikuar lidhur me vizat afatshkurtër për rusët e thjeshtë.

Euroacitv kujton se incidentet e fundit në Shqipëri ndodhin teksa anijet ruse po zhvillojnë një seri manovrash në detin Adriatik.

Sipas të dhënave të radarëve të marinës dhe deklaratës së shefit të shtabit të mbrojtjes, admiralit Cavo Dragone, tre njësitë ndryshme ruse kishin hyrë në zonë javën e kaluar. Mes tyre përfshihet bombarduesi Admiral Tributus, anija spiune Nikitic Tatishchev dhe kryqëzori Varyag. Fregata Admiral Grigorovich ka operuar në detin Jon. Marina Italiane mobilizoi disa njësi për të vëzhguar lëvizjen e anijeve ruse. Siç thuhet, të shtunën të gjitha ekipet lanë Adriatikun dhe u lokalizuan në Jon.