Mali i Zi kërkon një kryeministër, vlerësohen emra jashtë politikës, të pëlqyer nga ndërkombëtarët

Publikuar më: 22/8/2022, ora 17:46

Mali i Zi kërkon një kryeministër, vlerësohen emra jashtë politikës, të pëlqyer nga ndërkombëtarët

Publikuar më: 22/8/2022, ora 17:46

Pas rrëzimit të qeverisë së pakicës të Dritan Abazoviç, në Mal të Zi po kërkohet një kryeministër për të udhëhequr një qeveri teknike. Duket se presidenti Milo Gjukanoviç po vlerëson një person që nuk është pjesë e politikës. Vijesti shkruan se kandidati i mundshëm për kryeministër ka punuar në sektorin e Organizata Joqeveritare për dy dekada dhe është pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

Gjithashtu nënvizon se partia pro-serbe Fronti Demokratik nuk do jetë pjesë e qeverisë teknike, ndërsa Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviç, e cila konsiderohet si një “forcë politike pro europiane”, pritet që të jetë pjesë përbërëse, pavarësisht aferave të shumta gjatë sundimit prej 3 dekadash. Misioni i kësaj qeverie teknike do të jetë që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndërkohë, po në media ka raportime se mund të tentohet edhe njëherë që të formohet një qeveri shumice me në krye partinë e presidentit Gjukanoviç, me misionin e vetëm për të rrëzuar marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, e cila i kushtoi rëndë kryeministrit tashmë në largim, Dritan Abazoviç.