Nën akuzë për propagandë terroriste, SPAK shpall moskompetencën

Publikuar më: 22/8/2022, ora 11:35
bledar zeneli 1202x720 2

Nën akuzë për propagandë terroriste, SPAK shpall moskompetencën

Publikuar më: 22/8/2022, ora 11:35

Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Bledar Zenelin, i dyshuar për “nxitje dhe propagandë terroriste”, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në të njëjtin vendim, Apeli i Posaçëm kaloi çështjen ndaj Zenelit për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit.

30-vjeçari u arrestua javën e parë të gushtit pas një hetimi intensiv 2-vjeçar, të kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

Në seancën kur iu komunikua masa e sigurisë, Zeneli e mohoi akuzën. Përmes avokatit, ai tha se kishte publikuar citate të Kuranit, si edhe citime të imamëve të ndryshëm.