Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Një mbrëmje poetike buzë detit, Adriatike Lami bën poezinë dhe artin vizual bashkë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 18:57 | Aktualitet
Një mbrëmje poetike buzë detit, Adriatike Lami bën

Adriatike Lami numëron në jetën e saj artistike 7 vëllime me poezi, të cilat nga kritika janë dalluar për nivel të lartë stilistik, pjekuri në realizimin e metaformës dhe shumë ndjeshmëri. E gjejmë buzë detit Adriatik, në Durrës, aty ku po mbahet Festivali Veror i Librit, e nuk ke si të mos e pyesim për këtë takim me dashamirësin e librit.

 “Erdha me shumë kënaqësi dhe mora pozitivitetin që gjithmonë e pret por jo gjithmonë e gjen, dhe këtu e gjeta”, thotë Lami për A2 CNN.  

Në shëtitoren Taulantja vargjet e saj shoqërohen ashtu sikurse edhe në kopertinat e vëllimeve të saj poetike me mendimin artistik të Olsen Gripshit, artistit durrsak që ajo zgjedh t’ia mbledh artin vizual për ta bërë bashkë me vargjet poetike.

 “Për të dhënë mesazhin që arti nuk është vetëm poezi, libri është ndërthurje fjalësh me mesazhin, falë edhe Olen Gripshit, që është edhe durrsak”, shton poetja.

Përvoja si specialiste e arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, por edhe ajo e mësimdhënie se bën Lamin gjithnjë ftuese sa i përket poezisë së saj, sepse ajo vlerëson çdo ftesë që vjen për t’u takuar me artdashësit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani