Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nuk iu ka ngrirë ekrani dhe as nuk iu ka ikur interneti! Penalltia më e çuditshme që keni parë ndonjëherë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 18:33 | Futboll

Sulmuesi i një skuadre portugeze të kategorisë së dytë ka shënuar gol me penalltinë më të çuditshme që mund të keni parë ndonjëherë. Jardel Silva realizoi golin e vetëm në barazimin 1-1 të skuadrës së tij, Feirense, kundër Leixoes.

Teksa priste që gjyqtari të vërshëllente për goditjen, Silva qëndroi ngjitur me topin me këmbën e djathtë të ngritur, e më pas e dërgoi topin pas shpinës së portierit kundërshtar. I mbushur me vetëbesim nga goli, Silva e provoi përsëri teknikën kur skuadra e tij mori një penallti të dytë, por këtë herë, portieri kuptoi gjithçka dhe e priti.

Veprimi tërboi tifozët e skuadrës, pasi Fierense luante kundër një skuadre tepër modeste që renditej në fund të klasifikimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë