Rusët në uzinën e Gramshit, Balla: Opinionin për shqiponjën nuk mund ta japin dot gjelat e detit

Publikuar më: 22/8/2022, ora 12:16

Rusët në uzinën e Gramshit, Balla: Opinionin për shqiponjën nuk mund ta japin dot gjelat e detit

Publikuar më: 22/8/2022, ora 12:16

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka komentuar këtë të hënë ndalimin e rusëve në uzinën e armëve në Gramsh dhe komentet e opozitës.

Balla është shprehur se ka pasur një përpjekje që dyshohet për aktivitet spiunazhi, e cila është asgjësuar sapo ka nisur. Sa i përket komenteve të opozitës për këtë ngjarje, Balla është shprehur se “gjelat” e opozitës, siç i quajti ai, duhet të presin hetimet për këtë çështje.

“Do të këshilloja këdo dhe të gjithë gjelat e politikës së opozitës të presim hetimin, të presim verdiktin e institucioneve të sigurisë që në bashkëpunim me Prokurorinë do të zbardhin këtë ngjarje.

Opinionin për shqiponjën nuk mund ta japin dot gjelat e detit. Ata që bëjnë gjoja sikur janë shqetësuar se duke qenë se ende janë me pushime e nuk kanë çfarë të bëjnë e bëjnë statuse në Facebook, autoritetet meritojnë falënderim për asgjësimin në kohë të një përpjekjeje që mund të jetë një aktivitet i mirëfilltë spiunazhi”, tha Balla.