Ceremonia për Luiza Gegën, Rama: Sportistët shqiptarë shpërblehen më shumë se të tjerët

Publikuar më: 23/8/2022, ora 18:28

Ceremonia për Luiza Gegën, Rama: Sportistët shqiptarë shpërblehen më shumë se të tjerët

Publikuar më: 23/8/2022, ora 18:28

Me kabriole të kuqe, fituesja e medaljes së parë të artë europiane për atletikën shqiptare të femrave, Luiza Gega, parakaloi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku e përshëndetën me qytetarët. Makina, ku në vend të parë qëndronte ministrja e Arsimit ndaloi para Kryeministrisë, ku në pritje qëndronte Edi Rama.

Gjatë ceremonisë në Kryeministri, atletja nuk e fshehu krenarinë për fitoren. “E bëra për Shqipërinë, do doja të isha dhe njëherë 20 vjeç pale sa tituj do fitoja me këto kushte”, tha Gega.

Duke e vlerësuar maksimalisht për arritjen, Kryeministri e cilësoi Luiza Gegën si të parën e një modeli të ri për shoqërinë shqiptare. Një përgjigje I pari I Qeverisë kishte edhe për kritikët që akuzojnë se shteti bën pak në përkrahje të sportit.

Përveç dekorimit me yllin  e mirënjohjes nga kryeministri, kampiones shqiptare Luiza Gega iu premtua dhe grada kolonele, pas ndryshimeve ligjore.

Kreu i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, kërkoi burime alternative të ardhurash për sportistët, duke propozuar rihapjen e basteve në vend. Sipas Yllit, modelet e Bashkimit Europian do të shërbenin si një shembull i mirë për rikthimin e basteve në Shqipëri dhe do të ndihmonin në financimin e sportistëve.