Escobar në Prishtinë, zyrtari i DASH takon Osmanin, presidentja: Vijojmë të jemi konstruktivë

Publikuar më: 23/8/2022, ora 19:13
MB ESCOBAR NE PRISHTINE frame 775 1280x720

Escobar në Prishtinë, zyrtari i DASH takon Osmanin, presidentja: Vijojmë të jemi konstruktivë

Publikuar më: 23/8/2022, ora 19:13

I emëruari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nisi vizitën e tij në Kosovë.

Fillimisht u prit nga presidentja, Vjosa Osmani, me të cilin zhvilloi një takim me dyer të mbyllura. Raportohet se temë mund të kenë qenë tensionet e fundit me Serbinë dhe mundësitë për arritjen e marrëveshjes për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve, siç pohoi edhe vetë Osmani me anë të një postimi në Facebook. “Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, ishte mesazhi i saj.

Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se…

Posted by Vjosa Osmani on Tuesday, August 23, 2022

 Në ditën e parë të qëndrimit në Prishtinë, zyrtari i DASH, Escobar pritet të takojë edhe liderët e partive opozitare. I emëruari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor do të qëndrojë edhe nesër në kryeqytetin e Kosovës, të cilit do t’i bashkohet edhe Miroslav Lajçak, ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi.

Dyshja ndërkombëtare pritet të takojë dhe kryeministrin, Albin Kurti, përpara se të udhëtojnë drejt Beogradit, ku do të bisedojnë me udhëheqës të Serbisë, përfshirë presidentin Aleksandër Vucic.