Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

I burgosuri tenton të vetëvritet, shpëtohet nga polici

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 17:29 | Kronikë
I burgosuri tenton të vetëvritet, shpëtohet nga polici

Një i burgosur në burgun e Drenovës ka tentuar të vetëvritet, duke bërë çarçafin si litar për t’u varur. Ka qenë një punonjës policie që e ka pikasur të burgosurin Ymer Jupi, i cili sipas informacioneve ka qenë në dhomën e izolimit.

Dyshohet se 40-vjeçari vuan nga shëndeti mendor, ndërsa burime konfirmojnë se ai është dënuar për veprën penale të “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërkohë që ka qenë i dënuar edhe për trafik të lëndëve narkotike.

Jupi ka marrë mjekimin pranë spitalit të burgut, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihen shkaqet që e shtynë 40-vjeçarin drejt këtij akti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani