Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Jemi në rrezik, 32 vjet pas diktaturës”, Berisha: Kanë ikur më shumë shqiptarë këto vite sesa grekë nga lufta civile

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 18:40 | Politikë
“Jemi në rrezik, 32 vjet pas diktaturës”, Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Dibra deklaroi sërish një nga sloganet e tij të fundit, atë që vendi ndodhet në rrezik, veçanërisht nga korrupsioni qeveritar.

 “Shteti është shndërruar në një makineri të tmerrshme vjedhje të qytetarëve. A mund të ndodhë që një kryeministër të firmosë 420 milionë euro për djegësa dhe të mos ketë sot asnjë djegës në punë? Ato janë miliarda të këtyre njerëzve dhe të të gjithë shqiptarëve”, ishin fjalët e tij.

Sias Berishës, kjo po shtyn gjithmonë e më shumë shqiptarët të braktisin atdheun. “Pasi dolëm nga diktatura komuniste, 32 vite më pas, përsëri rreziku qëndron mbi ne si ‘Shpata e Demokleut’. A jemi sot në rrezik apo po e teprojmë duke shpallur një gjë të tillë? Le t’u referohemi fakteve. Një komb që humbet me shpejtësi banorët e tij, anëtarët e tij është në rrezik dhe rrezik të madh kudo. Këto 8 vite asnjë komb tjetër nuk ka humbur pjesëtarët e vet sa i kemi humbur ne shqiptarët”, shtoi ai, duke dhënë të dhënat përmes një ballafaqim me një vend fqinj.

https://a2news.com/2022/08/23/berisha-ne-diber-rama-vellai-i-vucicit-serbet-ne-kosove-jane-me-te-mbrojturit-ne-bote/

“Greqia pas Luftës së Dytë Botërore ra në luftë civile. Nuk ka asgjë më të keqe për një komb, 1 milion grekë u larguan. Kurse ne për 8 vite jemi larguar 26-27% e banorëve nga Shqipëria. Jemi në rrudhje të madhe, në shkretim, po ikën rinia, fëmijët, po ikën e ardhmja”, deklaroi lideri i Partisë Demokratike.

“Kemi një betejë të madhe përpara, beteja është t’i themi Edi Ramës, boll vodhe, ik. Dhe ajo bëhet siç e thatë vetë këtu me protesta të fuqishme. Pushteti i tij është i paligjshëm, pushteti i tij ka ardhur nga droga, krimi dhe patronazhistët, ka ardhur nga shteti elektoral si në diktaturë”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani