Mbytet një 30-vjeçar në plazhin e Spillesë

Publikuar më: 23/8/2022, ora 15:59
ambulance 1024x576

Mbytet një 30-vjeçar në plazhin e Spillesë

Publikuar më: 23/8/2022, ora 15:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Spille, ku një person është mbytur.

Mësohet se shtetasi D. Xh., 30 vjeç, duke notuar në plazhin e Spillesë, dyshohet se është mbytur në ujë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.