Ministrja Kushi: Luiza Gega do të marrë gradën kolonel

Publikuar më: 23/8/2022, ora 12:14
luiza gega 1255x720

Ministrja Kushi: Luiza Gega do të marrë gradën kolonel

Publikuar më: 23/8/2022, ora 12:14

Pas ceremonisë për nderimin e atletes Luiza Gega, ministrja Evis Kushi u shpreh se kampionia e Europës do të marrë gradën kolonel pas arritjes së jashtëzakonshme.

“Ka pasur nga ata që në vend që të gëzohen janë përpjekur ta helmojnë atmosferën me komente. Çfarë ka bërë shteti për Luizën, a ka shtëpi Luiza apo jo? Mbështetja e qeverisë nuk mund të ndryshojë gjithçka në jetën e një sportisti. Sot sportistët trajtohen, vlerësohen me respekt dhe dinjitet brenda mundësive dhe kushteve të një shteti si Shqipëri. Kemi një kuadër ligjor të përafruar me atë të BE-së. Një buxhet të shtuar disa fish për sportin. Kemi stadiume, parqe olimpike. Kemi bashkëpunim mes qeverisë, bashkisë, komitetit olimpik dhe vetë sportistëve.

Do të kemi për herë të parë edhe grada honorifike për sportistët. Është një hap domethënës që vlerëson punën e sportistëve. Pas këtij ligji, Luiza do të gëzojë gradën kolonel. Luiza përfiton shpërblimin përkatës për çdo medalje dhe çdo rekord. Luiza ka mbështetjen e kombit shqiptar. Kjo është arritja më e madhe për Luizën. Luiza ia doli të ngjitët në majë. Madhështia duhet të ketë patjetër thjeshtësi, mirësi dhe vërtetësi. Dhe Luiza i ka të treja”, tha Kushi.