Ndalohet 72-vjeçari në Fier, dyshohet se ngacmoi dy vajza të mitura

Publikuar më: 23/8/2022, ora 10:34
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Ndalohet 72-vjeçari në Fier, dyshohet se ngacmoi dy vajza të mitura

Publikuar më: 23/8/2022, ora 10:34

Një 72-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit ditën e martë nën akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur.

Ndalimi i shtetasit V.Sh. u bë i mundur pas kallëzimit të bërë në komisariatin e qytetit nga prindërit e dy vajzave.

Dyshohet se i moshuari ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht dy vajzat, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.