Opozita çeçene hedh poshtë akuzat e Vuçiç për komplot në Kosovë: Provokim nga Serbia, aleat i Rusisë

Publikuar më: 23/8/2022, ora 13:25
kfor veriu i kosoves 1280x720

Opozita çeçene hedh poshtë akuzat e Vuçiç për komplot në Kosovë: Provokim nga Serbia, aleat i Rusisë

Publikuar më: 23/8/2022, ora 13:25

Opozita çeçene hedh poshtë akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se mercenarë të tyre janë përfshirë në Kosovë në operacione për eliminimin e serbëve.

Akhmed Zakayev, kryeministër në mërgim i Republikës çeçene të Içkerisë, pavarësia e së cilës nuk njihet, i tha Shërbimit të Kaukazit Verior të Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë.

Ndërsa një zyrtar tjetër i opozitës që udhëheq Komitetin çeçen të Fondacionit Shtetëror “Tolam”, me seli në Europë, e konsideroi akuzën e Vuçiç një provokim dhe Serbinë e cilësoi aleat të Rusisë.

Ata saktësuan se nuk i njohin emrat e përmendur nga Vuçiç. Në një konferencë të dielën, presidenti serb pretendoi se disa anëtarë të opozitës çeçene dhe çerkezë, kundërshtarë të Ramazan Kadirov dhe Vladimir Putin, kanë qëndruar në Kosovë me dy misione: angazhimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në konfliktin ruso-ukrainas dhe eliminimin e serbëve të armatosur.

Qeveria e Kosovës nuk ka komentuar këtë akuzë, ndërsa shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, tha se “asnjë çeçen apo çerkez nuk ka bërë komplot për të vrarë serbët në Kosovë”. Blerim Vela shkruan në Twitter se “kjo dezinformatë i shërben narrativës së Rusisë”.