Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përballja e titullit WBC, Florian Marku i flet për Skënderbeun kundërshtarit meksikan

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 18:34 | Sporte të tjera
Përballja e titullit WBC, Florian Marku i flet për Skënderbeun

Me këngën e Skënderbeut përpara rivalit meksikan. Një shikimi pandërprerë, që zgjati edhe kur përballja tradicionale “face-off” përfundoi.

Florian Marku i tregoi kundërshtarit Miguel Parra Ramirez se çfarë e pret më 25 gusht në Arenën Kombëtare, në duelin e titullit WBC Silver. Në eventin e boksit “kthim në shtëpi”, kampioni kuqezi premton se atmosfera do të jetë elektrizuese në ring dhe në tribuna.

“Meksikanët janë të fortë, por ata nuk e dinë si janë shqiptarët. Do e shohë një shqiptar të vërtetë dhe do i kujtohet. Është krenari të kem foton time pranë Mohammad Ali. E vlerësoj jo vetëm për ata që ka bërë në boks. Dua të ndjek shembullin e tij në jetë. Me atmosferën që do të krijohet, do ti vëmë flakën Tiranës”, tha Marku.

Rivali meksikan, me rekord 21 fitore, 2 humbje dhe një barazim i evitoi provokimet, por premtoi betejë. “Jam i kënaqur që jam në Shqipëri. Do jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën time. Duhet të jap gjithçka në ring. Ne meksikanëve na pëlqejnë luftërat”, tha Ramirez. “E kam të qartë se Marku ka mbështetje. Në ring do jemi vetëm ne të dy. E kam imagjinuar që mund t’i jap një KO Florianit. E rëndësishme është të japim maksimumin në ring. Jemi gati të bëjmë një ndeshje të madhe”.

Tjetër duel i rëndësishëm i eventit është ai ndërmjet talentit kuqezi Amarildo Vranja me bullgarin Borislav, i vlefshëm për brezin WBC Youth International.

A2 CNN Livestream

Dita jonë