Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Publikuar më: 23/8/2022, ora 22:48
policia makina naten plagosje  1280x720

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Publikuar më: 23/8/2022, ora 22:48

Një i ri 23-vjeçar ndodhet në spital pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga fqinji i tij, një shtetas 49-vjeçar me inicialet A.O.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Kinostudios, pikërisht në rrugën “Tasim Shehu”, dhe sipas burimeve ka ndodhur për një konflikt të çastit.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.