Rusia sulmon BE: Ka vendosur të stërvisë terroristët dhe nazistët e Kievit

Publikuar më: 23/8/2022, ora 07:53
164440467 89868982 9894 4b5e ab63 00a6d6558b1d

Rusia sulmon BE: Ka vendosur të stërvisë terroristët dhe nazistët e Kievit

Publikuar më: 23/8/2022, ora 07:53

Akuza të ashpra vijnë nga Rusia në drejtim të Bashkimit Europian, kësaj here në lidhje me programet e shpallura për trajnimin dhe stërvitjen e ushtarëve ukrainas.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakarova, gjërat janë shumë të qarta, me BE-në që ka në planet e saj këto kampe stërvitore.

“Duhet t’i themi gjërat siç janë. BE-ja do të ngrejë kampe për të stërvitur terroristët dhe militantët neonazistë të regjimit të Kievit”, u shpreh Zakarova.

Reagimi i Kremlinit erdhi pas deklaratës së shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili foli për mundësinë e programit stërvitor për ushtarët rusë.

“Edhe 100 vite më parë, europianë nuk e kuptuan menjëherë se çfarë ishte fashizmi. Pastaj e kuptuan, por ishte vonë”, tha Zakarova.