Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

U shndërrua në simbolin e luftës kundër koronavirusit, Fauci largohet nga Shtëpia e Bardhë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 08:10 | Bota
U shndërrua në simbolin e luftës kundër koronavirusit, Fauci

Dr. Anthony Fauci do të largohet nga posti i drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe ai i këshilltarit kryesor të presidentit Joe Biden për luftën kundër pandemisë, në fund të këtij viti, duke shënuar fundin e gati katër dekadave si eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA.

“Do të largohem nga këto pozicione në dhjetor të këtij viti për të ndjekur kapitujt e tjerë të karrierës sime”, tha Fauci.

81-vjeçari Fauci ka shërbyer për 38 vjet në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive duke filluar në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan, një rol në të cilin ai ndihmoi në udhëheqjen e reagimit të SHBA-së ndaj epidemisë së HIV/AIDS, si dhe virusit të Nilit Perëndimor, sulmeve të antraksit, gripit pandemik, kërcënime të ndryshme të gripit të shpendëve, Ebola dhe Zika.

Ai u bë një nga fytyrat më publike të përgjigjes federale ndaj pandemisë Covid-19 në 2020.

Biden vlerësoi punën e Fauci në një deklaratë, duke vënë në dukje angazhimin e tij të palëkundur ndaj punës, si dhe shpirtin, energjinë dhe integritetin e tij të pashembullt shkencor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë