Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës, konflikti nisi në lokalin e fshatit

Publikuar më: 23/8/2022, ora 07:33
policia makina naten plagosje  1280x720

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës, konflikti nisi në lokalin e fshatit

Publikuar më: 23/8/2022, ora 07:33

Një 51-vjeçar është vrarë në orët e para të mëngjesit me armë zjarri në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës, pas një konflikti, që sipas informacioneve paraprake, ndodhi për motive të dobëta.

Mësohet se viktima Agron Metushi u qëllua disa herë me automatik kallashnikov nga Alfons Palushani 37 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se konflikti nisi në lokalin e fshatit dhe menjëherë Alfons Palushani ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi Agron Metushi ka hipur në automjetin e tij për t’u larguar, ai e ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.