Zbulohet biseda Joshua-Usyk: Ti nuk je i fortë, si më ke rrahur, si?

Publikuar më: 23/8/2022, ora 09:48
uuuuuu

Zbulohet biseda Joshua-Usyk: Ti nuk je i fortë, si më ke rrahur, si?

Publikuar më: 23/8/2022, ora 09:48

Ukrainasi Oleksandr Usyk ka bërë surprizën sërish duke mposhtur me pikë për herë të dytë gjigantin britanik Anthony Joshua.

Pas ndeshjes me 12 raunde, dy boksierët shkëmbyen edhe një bisedë, e cila tashmë është zbardhur.

Joshua iu afrua Usykut në fund të ndeshjes dhe i tha: “Bravo”.

Teksa u përqafuan, Usyk iu përgjigj: “Ti je djalë shumë i fortë. Dëgjo, je shumë i fortë”.

Joshua vazhdoi: “Nuk më intereson i forti, duhet të kem aftësi. Të jesh i fortë nuk fiton boksin. Aftësitë fitojnë boksin”.

“Ti nuk je i fortë, si më ke rrahur, si?”

“Për shkak të aftësisë. Unë kisha karakter dhe vendosmëri”.