Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

6 muaj luftë në Ukrainë, analistët: Putin bëri gabim strategjik, e paqartë se çfarë do të fitojë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2022, 11:20 | Bota
6 muaj luftë në Ukrainë, analistët: Putin bëri gabim

Për 6 muaj, ukrainasit kanë jetuar nën rrethim, ndërsa Rusia vijon kryqëzatën agresive për të marrë kontrollin e vendit.

Rreth 6.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me 6.6 milionë të tjerë që janë shpërngulur brenda kufijve.

Të dyja palët kanë pësuar humbje të rëndë në radhët e ushtrisë. Viktimat civile në Ukrainë rriten dita-ditës. Por gjysmë viti pas nisjes së luftës mbetet e paqartë se çfarë mund të fitojë presidenti Vladimir Putin.

Pavarësisht disa humbjeve territoriale në lindje, kryeqyteti ukrainas Kiev është larg rënies. Ushtria e papërgatitur ruse është tejlodhur përballë rezistencës së forcave ukrainase të mbështetura nga Perëndimi. 

Tani, zyrtarët ukrainas të mbrojtjes po planifikojnë një kundërofensive masive për të rimarrë kontrollin e Kherson dhe pjesëve të tjera në vend, ndërsa Rusia nuk jep sinjale tërheqjeje. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë