Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çështja e targave ende pa zgjidhje, Escobar dhe Lajçak në Prishtinë: Më 1 shtator s’do të ketë dhunë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2022, 20:15 | Kosova
Çështja e targave ende pa zgjidhje, Escobar dhe Lajçak

Kosova garanton dyshen ndërkombëtare amerikano-europiane se nuk do të ketë rikthim të tensioneve me Serbinë. I emëruari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i emëruari special i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, folën pas turit të takimeve në Prishtinë, duke kërkuar propozime konkrete nga palët për një marrëveshje që shmang rikthimin e tensioneve me 1 shtator, kur pritet që të nisë zbatimi i reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet.

 “Të dyja palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator. Pra, tani jemi këtu për t'u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira, dhe i gjithë ai optimizëm të përkthehen në një propozim konkret”, deklaroi Escobar.

 “Komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar për atë që pamë në terren më 31 korrik, dhe presin që ne të gjithë së bashku, negociatorët, lidershipi i Kosovës dhe lidershipi i Serbisë të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu”, shtoi Lajçak.

https://a2news.com/2022/08/24/albin-kurti-nuk-heq-dore-per-targat-dhe-dokumentet-serbe/

Gjatë qëndrimit në Prishtinë për vizitën zyrtare, Escobar dhe Lajçak takuan presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe të gjithë liderët e opozitës. Osmani reagoi pas takimit duke theksuar se Kosova është palë konstruktive që ka kërkuar gjithmonë paqe.

https://a2news.com/2022/08/24/kurti-ne-bruksel-kishim-4-zgjidhje-ne-tryeze-vucic-ia-mbathi-ja-6-kapitujt-e-marreveshjes-finale/

Pas përmbylljes së vizitës, dyshja ndërkombëtare amerikano-europiane do t’i drejtohen Beogradit, ku edhe atje do të kenë takime të rëndësishme, përfshirë presidentin Aleksandër Vucic, ku pritet që të vuloset nëse 1 shtatori do të jetë një ditë e zakonshme apo do të kthehen tensionet në veri të Kosovës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë