Mikpriti refugjatët, UNESCO nderon Merkel me çmimin e paqes

Publikuar më: 24/8/2022, ora 13:08
MERKEL 1280x720

Mikpriti refugjatët, UNESCO nderon Merkel me çmimin e paqes

Publikuar më: 24/8/2022, ora 13:08

Organizata për edukim, shkencë dhe kulturë e OKB, UNESCO, nderoi ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, me çmimin e paqes 2022, për përpjekjet në mikpritjen e refugjatëve.

Organizata bën më dije se çmimi i jepej ish-udhëheqëses, për vendimin e guximshëm të vitit 2015, kur i hapi dyert më shumë se 1,2 milionë refugjatëve, kryesisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea.

Merkel u tërhoq nga skena politike në vitin 2021 pas më shumë se 16 vitesh në krye të Gjermanisë, dhe çështja e refugjatëve dominoi mandatin e saj të tretë.

Politika e dyerve të hapura u mirëprit nga disa, por nxiti edhe shumë pakënaqësi, duke i dhënë hov mbështetjeve për të djathtën ekstreme kundër emigracionit, “Alternativa për Gjermaninë”.

Sipas UNESCOS, çmimi u krijua në vitin 1989, për të nderuar një individ, institucion apo organizëm publik e privat që ka kontribuar në mënyrë të rëndësishme për ruajtjen e paqes.